Kovaçki: Nga i ka marrë paratë Drin Ahmeti? / Kovaçevski: Nuk komentoj se si Drin Ahmeti i ka marrë kompanitë

As dy orë të plota nuk zgjati debati në seancën për pyetje deputetësh ku opozita reagoi se po bëhet skenar me qëllim që t’u iket pyetjeve, pas çka dolën nga salla dhe thanë se do të kthehen kur të fillojnë të parashtrohen pyetje.

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE që të tre pyetjet i parashtroi për rastin me blerjen e një pjese të qendrës tregtare “Soravia”, nga nipi i Ali Ahmetit. Nga i ka marrë kompanitë dhe paratë, si dhe a do të kërkoni dorëheqje nga Ali Ahmeti, pyeti Kovaçki.

“A do të kërkoni dorëheqje nga Ali Ahmeti? Pyetja kryesore është se nga i ka marrë paratë? Përkatësisht, a janë të vërteta spekulimet se Ahmeti do të përfitojë nga “Soravia” me atë që do të detyrohen kompanitë që bashkëpunojnë me shtetin ose që kanë përfituar nga biznesi i dhënë nga BDI nëpër tenderë që të paguajnë qira për hapësirat e zyrave në qendrën tregtare Soravia? A po i shpërlan BDI paratë nga shantazhi?”, tha Kovaçki.

Kryeministri Kovaçevski tha se nuk do të komentojë se nga i ka marrë kompanitë Drin Ahmeti. Në lidhje me këtë, siç tha kryeministri, do të përgjigjen institucionet.

“Gjatë transaksioneve të tilla Drejtoria për Inteligjencë Financiare është e obliguar që të kontrollojë qarkullimin e parave për shkak se bëhet fjalë për transaksion që është mbi limitin minimal që nuk kontrollohet, ndërsa bëhet fjalë për transaksion ndërkombëtarë financiar, që do të thotë se Drejtoria për inteligjencë financiare duhet të bëjë gjitha kontrollet. Unë nuk do të komentoj nëse dikush dhe në çfarë moshe posedon pronë dhe kompani”, tha Kovaçevski.

Ishte e pritshme që pyetja e dytë e opozitës të jetë për vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-ve, ku kryeministri Kovaçevski u pyet nëse do të kërkoj dorëheqje nga i pari i Strugës.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Pak para ndarjes, kjo darkë e Shakirës dhe Pique nuk paska shkuar aq mirë

Story i radhës

Kryeministrja franceze: Të gjitha opsionet do të shqyrtohen për të rivendosur rendin

Të fundit nga