Mesfushori kroat i Chesleas, Mateo Kovaçiç raportohet se karrierën mund ta vazhdojë në Itali.
Sipas ‘Calciomercatoëeb’, Juventus është duke menduar për transferimin e mesfushorit kroat verën që vjen.
Kontrata e Kovaçiçit me londinezët skadon në vitin 2024, por që nuk ka ndonjë sinjal për rinovimin e kontratës mes dy palëve.
‘Zonja e Vjetër’ thuhet se synon të marr kroatin për një çmim të lirë qysh gjatë verës që vjen.
Ndryshe, reprezentuesi kroat është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.