Kovaçevski: Zjarrvënësit e protestave mos të manipulojnë dhe abuzojnë! 27 prilli s’do të ndodhë më

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dënoi sulmet ndaj policisë, duke theksuar se edhe pse protestat janë e drejtë demokratike, dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë.

“Ajo që ndodhi mbrëmë para Kuvendit nuk është fytyra e vërtetë e Republikës evropiane të Maqedonisë së Veriut, një vend anëtar i NATO-s. Protestat janë e drejtë demokratike e çdo qytetari, por dhuna nuk mund të justifikohet me asgjë. Dënoj ashpër sulmin ndaj policisë, e cila mbrëmë ishte në krye të detyrës, duke mbrojtur me profesionalizëm qytetarët dhe institucionet shtetërore. Dhuna dhe urrejtja nuk janë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për asnjë problem. Unë do t’u them zjarrvënësve të protestave – mos manipuloni dhe abuzoni me të rinjtë për të kënaqur orekset tuaja politike. Skenari juaj mbrëmë rezultoi në mbi 40 policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar. 27 prilli nuk do të ndodhë më”, thuhet në statusin e kryeministrit Kovaçevski në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjenerali Demiraj: Pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë përfundimisht NATO-n shumë herë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur

Story i radhës

Xhaferi me video nga pasojat e protestës së dhunshme: E dënoj huliganizmin, dhunën dhe nxitjen e urrejtjes

Të fundit nga