Angazhimet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për promovimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e shoqërive demokratike për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë ishin tema e bisedës në takimin e sotëm në Mynih mes kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës e Sigurisë në Mynih.
Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së.
Në takim, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe nismat aktuale rajonale.
Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën ratifikimin e Marrëveshjeve të dala nga Ballkani i Hapur, me të cilat më në fund bëhet realitet që qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë mund të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikimet dhe pritjet, pa kosto administrative, njoftoi Qeveria. /SHENJA/