Kovaçevski: Vendet e Ballkanit përballen me rënie të numrit të popullsisë

April 2, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për emisionin “360 Gradë”, në “Alsat”, tha se është i kënaqur me regjistrimin e kryer, të cilin e ka vlerësuar si të suksesshëm, duke shtuar se është bërë me metodologji të miratuar nga Eurostat.

“Ne kemi qenë një nga tre vendet në botë, që nuk kemi bërë regjistrim për aq kohë. Ai u krye në bazë të një metodologjie të miratuar nga Eurostat, dhe me praninë e ekspertëve të BE-së. Është një model i kombinuar i regjistrimit që përdor nëntë baza të dhënash nga institucione të ndryshme”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se të dhënat kryesore nga regjistrimi i popullsisë, janë të dhënat që tregojnë rënie të numrit të popullsisë në vend. Siç tha ai, një trend i tillë ishte i përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit.

“Nëse shikojmë të dhënat e regjistrimit në Serbi dhe Bullgari etj. ka një rënie të numrit të popullsisë dhe për këtë arsye ky regjistrim është i rëndësishëm, për të krijuar politika ekonomike që do të kthehen në kapitalin njerëzor, dhe do të hapin mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë”, tha Kovaçevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liverpool – Watford, publikohen formacionet zyrtare

Story i radhës

BE “vëzhgon me kujdes” rolin e Kinës në Ballkan

Të fundit nga

ShkoLartë