Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e vendit, me mesazhin se të bashkuar në liri duhet të vazhdojmë perspektivat tona, sepse historia na mëson se për çdo hap të rëndësishëm përpara nevojitet bashkim.
Kovaçevski në fjalimin e tij thotë se planifikojnë që shpejt t’i përfundojnë negociatat me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E presim këtë festë të madhe shtetërore, të bashkuar në një shoqëri të përbashkët në vend, si një anëtare dinjitoze e NATO-s dhe një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian në planin ndërkombëtarë. Integrimet janë beteja e brezit tonë. Dhe kështu bëj thirrje të Bashkuar në Liri ti vazhdojmë perspektivat. Historia mëson se për çdo haptë rëndësishëm përpara është e nevojshme bashkimi”.
“Qytetarët maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb, boshnjak dhe romë dhe të gjithë të tjerëve, në referendumin historik të 8 shtatorit 1991, në mënyrë masive, të bashkuar, pavarësisht dallimeve etnike dhe politike, vendosën të jetojnë në një shtet i pavarur. Gjeneratat e atyre viteve të 90-ta me mençuri e morën mësimin nga Ilindenët dhe Asnomët, të cilët u bashkuan në luftën – për liri dhe shtet. U vendosën në krye të detyrës së tyre dhe u bashkuan në arritjen e pavarësisë, pa vënë në dyshim lirinë tashmë të fituar”.
“Ky është një shembull që tregon se sa i rëndësishëm është uniteti dhe çfarë do të thotë të kesh një lidership politik të mençur, të guximshëm dhe përparimtar, të përkushtuar ndaj përparimit të qytetarëve dhe shtetit. Sot, përballë pasojave të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, me të cilat po përballet e gjithë bota, gjegjësisht siguria dhe arritshmëria deri te ushqimi dhe energjia, mund të konstatojmë se kemi ndërmarrë tre hapa të rëndësishëm në kohë”.