Kovaçevski: Urime dhe qoftë i përjetshëm Dita e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori

min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me një postim urimi në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetorin.

“Sot festojmë fillimin e kryengritjes antifashiste dhe të Luftës Nacionalçlirimtare kur në vitin 1941 heronjtë tanë, luftëtarët e LNÇ-së, zgjodhën me guxim dhe bashkim anën e duhur, anën e lirisë, të drejtësisë, të mbarë njerëzimit progresiv , dhe më në fund luftuan për ideale të lirisë dhe të paqes.

Lëvizja fitimtare antifashiste nacionalçlirimtare, në seancën e parë të KAÇKM-s, zyrtarizoi idealin për shtetin maqedonas dhe ne si qytetarë jemi dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës!

Ne vazhdojmë rrugën e tyre në të njëjtin drejtim, duke zgjedhur përparimin dhe paqen e vendit dhe duke krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Të bashkuar, në krahun e vërtet ecim përpara! Fitoret tona më të mëdha në të kaluarën, për të bërë sukseset më të mëdha në të tashmen dhe të ardhmen”, thekson Kovaçevski.

Story i mëparshëm

Pendarovski: Le të lëmë anash interesat personale dhe të punojmë për të mirën e përbashkët

Story i radhës

Real Madrid kundër Shakhtar kërkon fitoren e radhës

Të fundit nga