Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski të gjithë nxënësve u uroi fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2022/23.
“ Të dashur nxënës të klasës së parë, të dashur nxënës, para jush është dita e parë e shkollës nga viti i ri shkollor. Ju uroj një fillim të suksesshëm, të fitoni shumë dituri dhe aftësi të reja dhe ju uroj shumë miqësi të reja që do të zgjasin tërë jetën. Besoni në veten tuaj, pyesni, eksploroni dhe jini krijues, sepse fëmijëria dhe rinia janë periudha që janë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm personal. Jini miq dhe ndihmoni ata që nuk mund të arrijnë gjithçka vetë. Besoni në veten tuaj dhe në rezultatet e arritura dhe mos hiqni dorë kurrë nga qëllimet e vendosura. Mos harroni se arsimi është një nga investimet më të rëndësishme në jetë”, shkruan mes tjerash Kovaçevski.