Kovaçevski: Trumbetistë, festa dhe të mos bësh asgjë është strategji e opozitës

March 10, 2023
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski akuzoi opozitën se është pengesë për proceset e Kuvendit, pa u përgjigjur nëse ka filluar bisedimet me ndonjë nga deputetët e opozitës për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen deri në nëntor.

“Çdo seancë e komisioneve në Kuvend bllokohet nga opozita. Çdo ligj i rëndësishëm për qytetarët është bllokuar prej disa vitesh. Një strategji tjetër për ta është trumbetistët, palltoja e bardhë, bluza, zinxhiri, festimi dhe mosbërja e asgjëje. Shikoni komunat që i kanë dhe më tregoni se çfarë kanë bërë. Thjesht vetëm fotografohen dhe nuk bëjnë asgjë.

Unë e di që delegacionet bëjnë punën e tyre dhe kanë seanca të gjata, por ne në Qeveri nuk mbajmë shënime se kush kur vjen. Është përgjegjësi e tyre. Kuvendi është në seancë të vazhdueshme dhe merr vendime edhe në ditët jopune – theksoi kryeministri.

Kovaçevski tha se opozita nuk është për punë, por për deklarata dhe shëtitje nëpër Maqedoni.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cilat janë notat për Zeqirin dhe Xhakën?

Story i radhës

Arrestohen dy persona nga Negotina e Pollogut, dyshohen për vjedhje të rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë