Kovaçevski takohet Vuçiçin në Ohër: Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik dhe ekonomik i BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski priti në Ohër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai konfirmoi rëndësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton mbajtjes së këtij takimi të nivelit të lartë.
Kovaçevski përshëndeti pjesëmarrjen e Serbisë në bisedimet në Ohër dhe shprehu kënaqësinë e tij që me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është i mundur një dialog i hapur, i cili ka një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe që do të jetë një hap përpara drejt rrugës evropiane të rajonit. Maqedonia e Veriut është pikërisht një shembull i një vendi që të gjitha çështjet e hapura me fqinjët i zgjidh në mënyrë paqësore dhe demokratike, përmes dialogut, me qëllim të përparimit, një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese për qytetarët e saj. Me hapa vendimtarë, Maqedonia e Veriut siguroi mbi të gjitha sigurinë dhe zhvillimin e vazhdueshëm, dhe nga një shtet i kapur dhe i izoluar, sot është faktor stabiliteti në rajon, me marrëdhënie të fqinjësisë së mirë të zhvilluar dhe të ushqyer.

Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se paqja jo vetëm në të dy vendet por edhe në të gjithë rajonin është e rëndësishme dhe dialogu është i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve. Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

MPB: 211 gjoba në Shkup, 73 për vozitje të shpejtë

Story i radhës

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ukrainas diskutojnë për situatën e fundit të luftës Rusi-Ukrainë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez