​Kovaçevski takohet me Kurtin: Uroj biseda produktive

March 18, 2023
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, pak para nisjes së takimeve në kaudër të dialogut Prishtinë-Beograd që do të mbahen në Ohër.

Edhe pse nuk ka pasur deklarime për media, në një postim në Facebook, kryeministri maqedonas i uroi Kurtit një ditë të suksesshme dhe bisedë produktive.

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, shkroi Kovaçevski.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të kenë marrëdhënie fqinjësore dhe të rrugëtojnë së bashku drejt të ardhmes evropiane.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit dhe zhvillimi në vend të regresionit janë postulate që duhet të na çojnë ne, politikanëve të shekullit të 21-të, të cilët duam t’i udhëheqim vendet tona, dhe rrjedhimisht edhe Ballkanin Perëndimor drejt një të ardhmeje më të mirë evropiane”, përfundoi Kovaçevski./KosovaPress/

Burimi: ALSAT

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ukrainas diskutojnë për situatën e fundit të luftës Rusi-Ukrainë

Story i radhës

Në kërkim nga Britania si pjesë e një rrjeti droge, 49-vjeçari arrestohet në Tiranë

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë