Kovaçevski – Stoltenberg: Rusia duhet të vazhdojë dialogun diplomatik

February 3, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në takim sot biseduan edhe për situatën në Ukrainë.

Sipas njoftimit të qeverisë, dy bashkëbiseduesit theksuan se duhet të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemit diplomatik dhe i bënë thirrje Rusisë të deeskalojë.

“Ka lëvizje të forcave ruse drejt Bjellorusisë dhe kjo është vendosja më e madhe e forcave pas luftës së ftohtë. I bëjmë thirrje Rusisë të deeskalojë dhe çdo agresion rus do të ketë çmim të lartë. Dëshirojmë dialog me ato, dëshirojmë të punojmë në marrëdhëniet me Rusinë për ta zvogëluar rrezikun. Secili komb ka të drejtën e vet për ta zgjedhur rrugën në cilën dëshiron të shkoj. Duam zgjidhje politike, por duhet të jenë të gatshëm për më të keqen”, tha Stoltenberg.

“Si aleat i NATO-s i bashkërënditemi hirrjeve ndaj Rusisë të deeskalojë dhe të vazhdojë me dialogun diplomatik. Mbështesim propozimin e NATO-s për mbledhje tematike me Rusinë në lidhje me gjendjen me marrëdhënien, sigurinë e Evropës me fokus Ukrainën, transparencën, zvogëlimin e rrezikut dhe kontrollit me armë. Mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sipas kufijve të pranuar ndërkombëtar. Si alet, ne jemi të fuqishëm dhe të vendosur në reagimin tonë”, tha Kovaçevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dënohen me nga 200 euro pronarët e dy lokaleve në Prizren, nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria

Story i radhës

Герасимовски: Со 17 асистенти во училиштата овозможуваме инклузивност на децата со попреченост

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë