Është bërë furnizimi me gaz nga “Makpetrol”-i për tërë dhjetorin për nevojat e ngrohtoreve në Shkup, ndërsa për dhjetor është nënshkruar edhe marrëveshje për shfrytëzim të energjisë ngrohëse nga TE-TO për ngrohje të sistemit, konfirmoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Dje u zhvilluan bisedime me ekipin e menaxherëve të ‘Shkup veri’ dhe konsideroj se pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim afarist teknik me EEM-në të gjithë qytetarët në çair dhe Butel do të kenë ngrohje përmes EEM-së siç kanë edhe të gjithë qytetarët e tjerë deri më tani në Qytetin e Shkupit”, tha Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, duke u përgjigjur pyetje.
Ai shprehi keqardhje për pohimet në mediume se nuk është bërë me kohë furnizimi me gaz për dhjetorin.
“Gazi është furnizuar edhe para spekulimeve të cilat u paraqitën në mediume. Më vjen keq që disa mediume nxorën tituj se nuk ka gaz edhe pse patën përgjigje në pyetje të gazetarëve se ai është furnizuar, por këtu nuk mund të ndikoj e as që ndonjëherë kam pasur ambicie të ndikoj2, theksoi Kovaçevski.
Kryeministri përsëriti se gazi do të furnizohet në 30 ditë duke pasur parasysh faktin që ashtu shkojnë edhe shitjet me kotacionet nga muaji i kaluar dhe me lëvizjen çmimeve on spot në bursën për muajin rrjedhës me ç’rast llogaritja finale bëhet në fund të muajit.