Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se pas bisedimeve intensive me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, është marrë vendimi nga ana e Serbisë, që për Maqedoninë e Veriut, të mos vlejh vendimi për ndalimin e eksportit të gazit.
“Kemi premtuar se do të bëjmë gjithçka dhe do të punojmë për çdo ditë që askush vet të mos përballet me këtë krizë. Rrymë, energji dhe ushqim duhet të ketë për të gjithë”, ka shkruar Kovaçevski, duke shtuar se bashkëpunimi i ngushtë në kuadër Ballkanit të Hapur, po sjell ndihmë aty ku më tepër është e nevojshme, gaz për shkollat dhe spitalet në shumë qytetet të vendit. /SHENJA/