kovacevski scholz gjermania e pret maqedonine e veriut ne be 65095ff832c2b

Kovaçevski – Scholz: Gjermania e pret Maqedoninë e Veriut në BE

September 19, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski pati një takim të shkurtër me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të manifestimit për 50 vjetorin e anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, që u mbajt në selinë e Organizatës në New York.

Kovaçevski e uroi kancelarin Scholz për anëtarësimin jubilar të Gjermanisë në OKB dhe kontributin e madh të Republikës Federale të Gjermanisë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë, Evropës dhe botës.

Kryeministri falënderoi kancelarin për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të OKB-së, por edhe në baza dypalëshe në 30 vitet e fundit, gjë që evidenton Gjermaninë si një nga partnerët më të afërt europianë të RMV-së.

“Në takim u theksua se Gjermania pret që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi evropian dhe rruga evropiane janë alternativa më e mirë dhe e vetme për vendin. Vendimi shtetëror që duhet të merret në periudhën e ardhshme është e vetmja mundësi për të siguruar cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë sipas standardeve evropiane dhe për të arritur anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Përndryshe, siç vlerësohet, qytetarët dhe shteti maqedonas me siguri do të përballen me izolim afatgjatë, gjë që nuk është në interes të Maqedonisë së Veriut, rajonit dhe Evropës”, thonë nga kabineti i Kovaçevskit për takimin me kancelarin gjerman.

MARKETING

RENT A CAR

pasojat e termetit be miraton 400 milione euro ndihme per turqine 65095ec0b9789
Story i mëparshëm

Pasojat e tërmetit, BE miraton 400 milionë euro ndihmë për Turqinë

mberrin ipados 17 ja cilat modelet ipad mund ta instalojne 65096333c1a1d
Story i radhës

Mbërrin iPadOS 17: Ja cilat modelet iPad mund ta instalojnë

Të fundit nga

Tre muaj jashtë terrenit të gjelbër?!

Real Madridi do të jetë i zënë këtë verë me ndryshimet në skuadër dhe Kupën e Botës për Klube, por një tjetër çështje me të cilën duhet të përballet është Jude Bellingham.
ShkoLartë