Kovaçevski: RMV nuk mund të jetë peng i Bullgarisë

min lexim

Kryeministri Kovaçevski tha se vendi meriton të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe se më tej Maqedonia e Veriut nuk mundet të jetë peng i samiteve të BE-së për atë se a do të ketë datë apo nuk do të ketë.

“Pritshmëritë e zjarrta, si në të kaluarën, për atë sе çfarë do të ndodhë në një samit, nuk varet nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Varet ekskluzivisht nëse 27 vendet anëtare arrijnë një marrëveshje dhe vendosin për fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Për momentin, siç e shohim, varet vetëm nga një shtet anëtar i BE-së, i cili mban peng dy shtete kandidate, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në rrugën e integrimit në BE.” – deklaroi Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski tha se për dallim nga ne, në Bullgari kontesti me Maqedoninë e Veriut shfrytëzohet për poena të brendshëm politik. Ai nuk deshi ti komentoj kërkesat e fundit të cilat i jep pala tjetër përmes mediave, përderisa negociatorët nuk dalin me dokument të pranueshëm prë të gjithë, kurse për momentin një dokument të tillë nuk ka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dod Kalaj vjen me hitin e verës

Story i radhës

Regjistrimi në shkollat e mesme në RMV do të bëhet ONLINE

Të fundit nga