Kovaçevski: RMV mbështet të gjitha format e dialogut Kosovë-Serbi

February 19, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është shprehur se Maqedonia e Veriut mbështet të gjitha format e dialogut Kosovë-Serbi.

Komentet Kovaçevski i bëri në konferencën e sigurisë në Munih të Gjermanisë, ku është takuar me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Kovaçevski u pyet edhe për nismën “Open Balkan” dhe të tjera tema me rëndësi që shqetësojnë rajonin tonë.

Në këtë drejtim, Kovaçevski ka bërë të qartë se vendi i tij është për të gjitha format e dialogut.

“Në kontekst rajonal, kryeministri Kovaçevski potencoi se Maqedonia e Veriut i mbështet të gjitha format e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kurse shprehu mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial për stabilitet dhe siguri në Bosnje e Hercegovinë, në përputhje me Marrëveshjen e paqes së Dejtonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Truss: Ukraina mund të përballet me skenarin më të keq që në fillim të javës së ardhshme

Story i radhës

E kujt është Republika?

Të fundit nga

ShkoLartë