Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomik

min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Fokus” ka folur për projektet e Qeverisë, krizën aktuale energjetike, sigurinë e vendit, si dhe për planet e Qeverisë së Republikës në periudhën e ardhshme.

Duke folur për situatën aktuale, kryeministri thekson se si qytetar pret të ketë autoritet gjyqësor funksional dhe drejtësi në vend.

Ai iu referua vendimit për rastin e përgjimeve masive, duke thënë se “Qeveria nuk mund të ndërhyjë në drejtësi. Sistemi i drejtësisë i mbetet që përmes një procesi transparent të sqarojë qytetarët për vendimet që merr dhe të punojë për përmirësimin në mënyrë që të rrisë besimin e qytetarëve dhe të sigurojë kushte të drejta që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para Kushtetutës”.

Për vizitën e ekipit nga SHBA-të lidhur me rastet e korrupsionit, kryeministri thotë se nuk është takuar me ta, por se “përvojat që kanë BE-ja dhe SHBA-ja janë të një rëndësie të madhe dhe janë të mirëseardhura”.

Kryeministri theksoi se nuk mund të parashikohet se si do të zhvillohet lufta në Ukrainë, por garanton se qytetarët duhet të jenë të qetë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomik.

“Me këtë luftë, ne e kuptojmë se sa i saktë ishte vendimi ynë për t’iu afruar aleancës më të madhe ushtarake të sigurisë dhe mbrojtjes në botë. Vendi ynë është i sigurt, kufijtë tanë janë kufij të NATO-s dhe nga ky këndvështrim askush nuk duhet të ketë dilemë nëse mund të na ndodhë diçka”, tha ai.

I pyetur për situatën në Kosovë, kryeministri beson se zgjidhja qëndron në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së.

Story i mëparshëm

​Varrimi i Peles bëhet të hënën, Brazili shpall tre ditë zie

Story i radhës

LSDM: Mickoski gënjeshtrat më të mëdha i tha gjatë vitit 2022, atij nuk i besohet më

Të fundit nga