Kovaçevski priti delegacionin amerikan / Escobar dhe Aggeler në Ohër në prag të takimit Kurti – Vuçiq

March 17, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski ka pritur në Ohër Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, informon KlanM.

Në takimin e realizuar kryeministri shoqërohej nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Kryeministri Kovaçevski, sip njoftohet, ka theksuar mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në drejtim të përcaktimit të plotë të rrugës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimin e shkurtër para fillimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, diskutuam për faktin se Maqedonia e Veriut, me politikën e saj të jashtme parimore të bazuar në dialog dhe kompromis, si mikpritëse e kësaj ngjarjeje, njihet si një partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Mbështetja e partnerit tonë strategjik SHBA është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë proces”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Kovaçevski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tha se s’do ta nënshkruajë marrëveshjen, Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Story i radhës

VOA: Turqia i hap dritën jeshile Finlandës për në NATO, por jo Suedisë

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë