Kovaçevski: Pres ulje të çmimeve të produkteve bazë për 10%

December 1, 2022
1 minut lexim

“Tashmë ka rënë çmimi i bukës, si rezultat i masës së fundit janë ulur edhe çmimet e vajit të gatimit të disa prodhuesve dhe në periudhën e ardhshme pres stabilizim dhe ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë deri në 10%”.

Këtë e ka thënë kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski sonte nga Kumanova. Ai theksoi se masat kundër krizës po japin rezultate.

“Kemi ende punë për të bërë. Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, duhet të kenë ngrohje, duhet të ketë energji elektrike që të funksionojnë kopshtet dhe shkollat. Duhet të funksionojnë edhe spitalet, profesionistët shëndetësorë duhet të kenë kushte pune dhe kujdes për shëndetin e pacientëve. Për këtë arsye kemi bërë të mundur përfshirjen e objekteve shëndetësore publike, si dhe 365 shkolla fillore dhe 109 shkolla të mesme, gjithsej 518 subjekte, në tregun e rregulluar të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Ai përkujtoi se krahas subvencionimit të çmimit të rrymës, është dhënë edhe ndihmë financiare shtesë për rrymë për familjet me të ardhura të ulëta.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Story i radhës

Zelensky i bën thirrje Gjermanisë që t’i sigurojë Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë