Kovaçevski: Përgëzoj Vuçiqin dhe Kurtin për guximin dhe vizionin e tyre

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka përgëzuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për, sipas tij, guximin dhe vizionin e tyre, si dhe i ka uruar qytetarët e të dyja vendeve në rrugëtimin drejt BE-së.

“Jam krenar të pres, në emër të qytetarëve tanë, me ekipin tim, procesin negociues ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Përgëzoj presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e tyre dhe u uroj përparim dhe sukses të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ethemi “gatuan” golin e Istanbulsporit në derbi

Story i radhës

Türkiye, mbërrin avioni i 16-të nga Pakistani me tenda për të prekurit nga tërmeti

Të fundit nga