Kovaçevski: Përcaktimi i Suedisë edhe më tej të jetë donatori më i madh bilateral në vendin tonë është mirënjohje për politikat tona

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski e priti ambasadoren e Suedisë në vendin tonë Kristin Forsgren Bengston e cila, siç informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, ia ka dorëzuar personalisht letrën kryetares së Qeverisë së Suedisë, Magdalena Anderson, në të cilën ajo e përgëzon që është zgjedhur kryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe i dëshiroi atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij sukses në realizimin e prioriteteve programore.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në takim u falënderua për mbështetjen e Mbretërisë së Suedisë ndër vite që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut si dhe që nga vedosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993.

“Kovaçvski në bisedë u ndal në pyetjet prioritare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në mesin e së cilave në majë janë politikat për përballje me krizën energjetike dhe shëndetësore dhe masat për eleminimin e pasojave të ekonomisë në fokus të së cilave janë mbështetja e investimeve në sektorin real për ruajtjen e vendeve të punës dhe implementimi i reformave”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.Lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, kryeministri Kovaçevski e theksoi progresin në marrëdhëniet me Bullgarinë të cilët sërish janë kthyer në nivelin më të lartë politik dhe shtoi se dialogu i vendosur dhe plani aksional i grupeve të punës në më shumë fusha premton bazë të mirë për zgjidhjet politike të çështjeve të hapura të pranueshme për të dyja palët.

“Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë Kristin Forsgren Bengtson theksoi se vendi i saj mbetet një mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe se do të vazhdojë të afirmojë qëndrimin se negociatat për anëtarësim në BE duhet të fillojnë pa vonesa të mëtejshme në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian të marsit të vitit 2020”, thuhet në kumtesën qeverisë.

Ambasadorja Forsgren Bengtson shtoi se Suedia si donatori më i madh bilateral i vendeve të BE-së në vend do të vazhdojë me mbështetjen e Maqedonisë s Veriut në më shumë fusha dhe se gjatë periudhës së ardhshme do të aktivizohen më shumë nisma të planifikuara për shkëmbim më të madh tregtar dhe për nxitje shtesë të kompanive nga Suedia të investojnë në vend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Силјановска Давкова: Пржинската влада треба да се укине, не обезбедува фер и демократски избори

Story i radhës

Aksion policor sonte në Tetovë e Gostivar, 11 autobusë dhe furgonë pa frena e me shumë probleme teknike!

Të fundit nga