Kovaçevski: Për momentin nuk mund të them nëse ka progres në negociatat me Bullgarinë

May 24, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se bisedimet me Bullgarinë për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë në nivel të ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe posa të ketë progres atëherë do të bëhet e ditur në nivel ministror, ​​pas takimit me homologun bullgar Kiril Petkov në Romë.

Kovaçevski tha gjithashtu se nuk mund të thotë nëse ka ndonjë përparim për momentin në arritjen e një dokumenti reciprokisht të pranueshëm me Bullgarinë.

“Për momentin nuk mund të them nëse ka progres në arritjen e një dokumenti të pranueshëm reciprokisht me Bullgarinë, por bisedimet po vazhdojnë ndërmjet ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe sapo të ketë një progres atëherë do të publikohet në nivel ministror”, tha Kovaçevski, duke shtuar se nëse ka një dokument me zgjidhje të pranueshme reciproke, ai do të prezantohet publikisht.

Ai thotë se nuk duhet të lidhemi më me data, përfshirë edhe Samitin e BE-së në qershor, sepse siç tha ai, kemi qenë peng i datave nga muaji në muaj.

Edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov tha gjithashtu se nuk janë të obliguar me afate.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nvidia dhe ASUS zbulojnë monitorin gaming 500Hz

Story i radhës

Alarm për bombë në Universitetin e Prishtinës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë