kovacevski per di prese rusia ka interes nga konfliktet e ngrira ne ballkan 62569e00b09ef

Kovaçevski për “Di Prese”: Rusia ka interes nga konfliktet e ngrira në Ballkan

April 13, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për gazetën ditore austriake “Di Prese”, porositi se në kohë të agresionit ushtarak të Rusisë drejt Ukrainës, anëtarësimi në NATO është me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ekonominë e saj.

“Sulmi i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, dëshmon se anëtarësimi në NATO, aleancën më të madhe të mbrojtjes në botë, është e një rëndësie të madhe për çdo anëtar. Ne jemi një vend i vogël. Siguria jonë garantohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, gjë që ka shumë pasoja pozitive për shoqërinë tonë, si dhe për ekonominë tonë. Sepse investitorët e huaj, veçanërisht ata në sektorin e infrastrukturës, e dinë se janë në një vend të sigurt, të mbrojtur nga NATO”, theksoi Kovaçevski për “Di Prese”.

Kovaçevski, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, iu referua edhe gazetës austriake për interesin e vazhdueshëm gjeostrategjik të Rusisë në Ballkan.

“Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë në interes të Rusisë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë edhe disa parti politike, ka qenë gjithmonë i pranishëm. Rusia ka interes për konfliktet e ngrira në Ballkan, të cilat i pengojnë vendet të ndjekin rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik”, shtoi ai.

MARKETING

RENT A CAR

VLT Idze 1
Story i mëparshëm

Иџе освои извонредно второ место во Франција: И по седум години покажав дека можам!

policia bastis shtepine e te moshuarit ne shkup gjenden arme dhe municione 62569e06b736c
Story i radhës

Policia bastis shtëpinë e të moshuarit në Shkup, gjenden armë dhe municione

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë