Kovaçevski nuk pret ndryshime të reja në Qeverinë e RMV-së

min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi që sot do ta nënshkruaj propozimin për Ministër të ri të vetëqeverisjes lokale, e që do të jetë Risto Penov. Megjithatë, Kovaçevski nuk pret ndryshime të reja në përbërjen qeverisëse.

“Nuk pres ndryshime në resorët tjerë. Ja këtu e kam një ministër të BDI-së që ka qenë pjesëmarrës në ndërtimin e qendrës më të madhe fotovoltaike në shtet dhe mund të them se është ministër që kjo punë është bërë në mandatin e tij”, deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski foli edhe për ndodhitë e fundit në Ohër dhe hapjen e organizatave bullgare që mbajnë emrat e figurave të kontestueshme historike.

“Mendoj që Bullgaria përkrahjen e saj duhet ta fokusojë drejt shoqatave që ndërtojnë ura mes dy shteteve tona. Shoqata që mbajnë emra të personave që historia e tyre i lëndon ndjenjat e maqedonasve, çifutëve, romëve, shqiptarëve dhe të gjithë komuniteteve që jetojnë këtu, histori që është e lidhur me periudhën më të zezë të Evropës e ajo është periudha e fashizmit, mendoj që këto emra nuk duhet të qëndrojnë nëpër shoqata”, deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Edhe pse Kovaçevski tha që nuk pret ndryshime në ekzekutiv, megjithatë tek partneri i dytë më i madh i koalicionit punët ende nuk janë të qarta. Partia e Ahmetit do të takohet të shtunën, e në këtë takim pritet që përfundimisht të dihet se si do të përfundojë situata në BDI pasi plasën publikisht pakënaqësitë nga disa anëtarë të lartë të kësaj partie.

Story i mëparshëm

iPhone 14 ngatërron slitat rrotulluese me aksidentet

Story i radhës

Arsenal dëshiron rinovimin me Martinelli, negociatat kanë nisur

Të fundit nga