Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Kovaçevski: Nuk jam i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së – kur Grubi luajti futboll në zyrë, qytetarët menduan se asgjë nuk punohet – Gazeta.mk

Kovaçevski: Nuk jam i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së – kur Grubi luajti futboll në zyrë, qytetarët menduan se asgjë nuk punohet

1 minut lexim

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovçaevski ka deklaruar se nuk është i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së dhe ka përmendur Artan Grubin.

Në Kanal 5, Kovaçevski deklaroi se kur Grubi luajti futboll në kabinetin e tij në Qeveri, qytetarët menduan se funksionarët nuk punojnë asgjë.

“Konsideroj se BDI nuk sillej në mënyrën që duhej, gjegjësisht funksionarë të caktuar në Qeveri. Por, duhet të them se disa përfaqësues të asaj partie punuan pa ndalë për masat antikrizë. Nuk mund të them se Fatmir Besimi nuk ka punuar natë e ditë me Bytyqin dhe me Trençevskën në masat antikrizë. Por, nga ana tjetër, kur Artan Grubi luajti futboll në zyrë, atëherë populli mendoi se ata asgjë nuk bëjnë. Gjithashtu dua të potencoj se jam i kënaqur nga ministri Azir Aliu. Bëhet fjalë për profesionist të lartë, i cili i ka përgatitur reformat ligjore në administratën publike të cilat janë dorëzuar në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kurti kritikohet për mostakim me kryetarët Zeqiri e Peci gjatë vizitës në veri

Story i radhës

Pacolli: Nëse nuk ka nënshkrim të marrëveshjes s’ka zbatim

Të fundit nga