Kovaçevski: Nuk diskutohet për ndryshime në Qeveri

1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se për momentin nuk ka njoftime për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë. Ai theksoi që e ka të ditur që BDI ka shpallur zgjedhjen e kryesisë për 15 tetor, por për momentin nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në përbërjen e Qeverisë.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme tha se VMRO-DPMNE ishte më e zhurmshmja nga radhët e opozitës që kërkuan zgjedhje të parakohshme në periudhën e kaluar, ndërsa lideri i saj Hristijan Mickoski në një emision televiziv tha se nuk kanë hequr dorë nga kjo kërkesë, por në mes të një krize, kanë vendosur të ndjekin një politikë tjetër. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Shpërthimi në urë, Rusia do të vijojë të furnizojë trupat në Ukrainën jugore me korridoret detare e tokësore

Story i radhës

MPJ: Maqedonia përfiton katër milionë euro nga shitja e pronës ish-Jugosllave

Të fundit nga