Kovaçevski në “Përgjigje e Shpejtë 23”: Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti, vend stabil dhe i sigurt i NATO-s

min lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në stërvitjen më të madhe shumëkombëshe të këtij viti në Republikën e Maqedonisë së Veriut “Përgjigje e Shpejtë 23”, në të cilën përveç RMV-së marrin pjesë edhe tre vende anëtare të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Mali i Zi dhe si vend partner i NATO-s Kosova, me rreth 1.850 pjesëmarrës.

Kovaçevski tha se përmes operacioneve të ndryshme stërvitore demonstrojmë unitetin e Aleancës Veriatlantike në emër të sigurisë së secilit vend anëtar dhe në emër të paqes botërore.

“Shënojmë një tjetër sukses në veprimet tona të përbashkëta dhe të gjithë së bashku tregojmë vlerat dhe potencialet tona. Dhe kjo është vlera dhe thelbi i Aleancës së NATO-s – përmes veprimeve të përbashkëta dhe me forca të përbashkëta të sigurohet paqe për individin dhe përmes kësaj paqen e përgjithshme për të gjithë. Kjo është edhe arsyeja pse tre vite më parë ne iu bashkuam Aleancës më të madhe ushtarake-politike – Aleancës së NATO-s, e cila sot bashkon 1 miliard njerëz në botë”.

“Me anëtarësimin tonë në NATO, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është më objekt në skenën gjeopolitike, por subjekt që merr pjesë aktive në marrjen e vendimeve me rëndësi botërore, së bashku, në të njëjtën tryezë me superfuqitë botërore. Ky është konfirmimi më i mirë i korrektësisë së vendimeve të marra në vend 3 vite më parë dhe ky është mohimi më i mirë për ata që ishin kundër atyre vendimeve të marra 3 vite më parë në vendin tonë”, tha Kovaçevski.

Ndërsa nga Qeveria, thonë se stërvitja është e një rëndësie të veçantë për Armatën e RMV-së për sa i përket ndarjes së njohurive, aftësive, shkathtësive, përmirësimit të ndërveprimit dhe sinkronicitetit të ndërsjellë operacional midis NATO-s dhe armatave partnere, në një gamë të gjerë operacionesh pothuajse të njëkohshme, të kryera në zona të shumta, duke demonstruar unitetin të Aleancës së NATO-s për sigurinë e secilit vend anëtar, si dhe konfirmimin e aftësive të “PU Krivollak” për kryerjen e një sërë operacionesh stërvitore dhe përdorimin e mjeteve dhe armatimeve të ndryshme luftarake.

Stërvitja “Përgjigje e Shpejtë 23” është e lidhur me kompleksin e stërvitjeve “Defender Europe 23”, të cilat kryhen rregullisht çdo vit në tokën evropiane, të udhëhequra nga Armata e SHBA-ve për Evropë dhe Afrikë. “Përgjigje e Shpejtë 23” do të realizohet në 8 shtete të rajonit: Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni dhe Kosovë.

Story i mëparshëm

Si t’ja largoj fëmijës frikën nga errësira?

Story i radhës

Maestro habit me deklaratën: Nëse do lyeja flokët si Luizi dhe thonjtë si Kristi

Të fundit nga