Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, por edhe të rrugës Tetovë-Prizren tha se në Kuvendin tonë ka deputetë të moshuar që vijnë nga radhët e UDB-së, shkruan TV21. Kovaçevski tha se të njëjtit kanë ndërtuar karrierë duke promovuar largimin e vendit nga Bashkimi Evropian si dhe nga qasja për të shkaktuar zënka mes shteteve në rajon.
“Mua aspak nuk më befason, kur shoh politikanë 80 vjeç në shtetin tonë she në shtetet fqinje, që ende e përfaqësojnë atë koncept, të mos ndërtohen korridore dhe të ketë zënka mes shteteve, pse, sepse ata kështu e kanë ndërtuar karrierën e tyre. Ju ende keni deputet në Kuvendin tonë, që vjen nga radhët e UDB-së. Çfarë qëndrime prisni të ketë ai”, deklaroi Kovaçevksi.