kovacevski ne greqi vendet e ballkanit luftojne per pavaresi nga gazi rus 626fb89cd5063

Kovaçevski në Greqi, vendet e Ballkanit luftojnë për “pavarësi” nga gazi rus

May 2, 2022
1 minut lexim

Liderë nga Ballkani, përfshirë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevski, nesër do të vizitojnë terminalin e gazit të lëngshëm natyror  në qytetin grek Aleksandropolis. Kryeministri grek njoftoi vizitën gjatë një seance qeveritare të premten. Ai tha se terminali specifik është shumë i rëndësishëm dhe do të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror, jo vetëm për Greqinë, por edhe për rajonin. Në më pak se 20 muaj, terminali duhet të lejojë Greqinë dhe disa vende në rajon të kenë akses në burime të tjera gazi, jo vetëm ruse.

Nga zyra e Presidentit të Këshillit Evropian, Charls Micheal, infromojnë se projekti do të ofrojë burime dhe rrugë të reja për furnizimin me gaz natyror dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit në Greqi, Bullgari dhe vende të tjera të rajonit. Nga atje bëjnë të ditur se është planifikuar një lidhje me gazsjellësin me Greqinë fqinje, si dhe investime në një termocentral me gaz dhe një central të gazifikimit të gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropolis, ku Maqedonia e Veriut duhet të ketë aksione. Me këto projekte vendi nuk do të jetë e varur vetëm nga gazi rus. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

RENT A CAR

sako do te jemi te denje edhe ne europe 626fb55120218
Story i mëparshëm

Sako: Do të jemi të denjë edhe në Europë

ministri latifi viziton pacientet ne shskuk falenderon mjeket per punen 626fbd1535c0b
Story i radhës

Ministri Latifi viziton pacientët në SHSKUK, falënderon mjekët për punën

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë