Kovaçevski: Me kopshtet e reja u sigurojmë fëmijëve një fëmijëri të lumtur

November 21, 2022
min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në komunën Çuçer Sandevë i shoqëruar nga ministra për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i komunës Çuçer Sandevë, Sashko Komnenoviq, e vizituan dhe zyrtarisht e hapën kopshtin për fëmijë “Millo moe” në komunën Çuçer Sandevë.

Marketing

Kjo komunë për së pari herë bëhet me kopsht për fëmijë për edukim dhe arsim të fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare me hapësirë për të pranuar 110 fëmijë.

Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski:

“Sot më në fund hapim kopshtin e parë për fëmijë në Çuçer Sandevë, diçka që u ishte premtuar qytetarëve para secilave zgjedhje, por askush nuk e ka bërë deri më tani. Detyrim i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me Komunën, është që të sigurojnë moshën parashkollore për fëmijët, prandaj edhe një herë konfirmohet rregulli që të mos ketë zgjedhje për t’u hapur kopsht apo ndonjë objekti tjetër infrastrukturor. .
Dua t’i përgëzoj të gjithë fëmijët, të gjithë prindërit nga Çuçer Sandeva të cilët do të mund ta shfrytëzojnë këtë objekt të ri të mrekullueshëm për moshën parashkollore dhe kujdesin e fëmijëve.

Sot ne praktikisht e realizuam ëndrrën e Çuçer Sandevës për të pasur një kopsht për fëmijë që mund të pranojë 110 fëmijë. Gëzon fakti që këtu janë regjistruar 70 fëmijë që nuk kanë shkuar më parë në kopsht për fëmijë. Fëmijët nga Çuçer Sandeva u detyruan të shkojnë në kopsht në komunën e Butelit dhe më në fund mund të shkojnë këtu.

Më gëzon fakti që shumica e fëmijëve nuk ishin në kopsht, që do të thotë se prindërit e tyre tani do të kenë më shumë hapësirë për të kryer obligimet e tyre.

Qeveria mbetet këmbëngulëse në synimin e saj për t’u ofruar fëmijëve kushtet më të mira për rritje dhe zhvillim, pavarësisht nëse ata jetojnë në zona urbane apo rurale. Të gjithë fëmijët janë njëlloj të rëndësishëm, prandaj për herë të parë kemi mundësuar hapjen e kopshteve për fëmijë në 10 vendbanime, ndërsa klone të institucioneve publike për arsim parashkollor deri më tani të hapen në 17 vendbanime.

Me hapjen e institucioneve arsimore parashkollore, jo vetëm po zgjidhim problemin e prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve, por po investojmë edhe në promovimin e zhvillimit social, intelektual dhe fizik të fëmijëve.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja deri më tani ka përkrahur hapjen e 73 kopshteve për fëmijë, deri në fund të vitit do të hapen edhe 10, ndërsa në vitin e ardhshëm 15. Nuk i kemi harruar edukatoret, kujdestaret, personelin teknik, të gjithë ata që kujdesen profesionalisht dhe me përgjegjësi për fëmijët. Si rezultat i politikave të kësaj Qeverie, punonjësit në kopshte morën pagë për rreth 21% më të lartë, ndërsa me Marrëveshjen Kolektive për punonjësit e kësaj veprimtarie, paga e edukatoreve, kujdestarëve dhe stafit profesional në kopshte është rritur për 15% që nga shtatori për të gjithë punonjësit në këtë veprimtari. Me Ligjin për pagën minimale, rrogë ka marrë edhe personeli teknik.
Institucionet parashkollore janë çelësi i socializimit të fëmijëve, ndaj u bëj thirrje të gjitha komunave që duan të aplikojnë për ndërtimin e institucioneve dhe objekteve të reja parashkollore, këtë ta bëjnë përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Edukimi parashkollor është jashtëzakonisht i rëndësishëm, të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për atë që është më e mira për fëmijët. Është detyrë e jona që të sigurojmë kushtet më të mira për qëndrimin e fëmijëve në kopshte dhe për ta realizuar këtë qëllim, ne si Qeveri do të ndihmojmë financiarisht çdo komunë që ka nevojë, dëshirë dhe projekt për ta bërë këtë. Duke investuar në kopshte të reja hapim vende të reja pune, që nënkupton edhe zhvillim ekonomik të komunës apo vendbanimit, krijojmë kushte të reja që qytetarët të shohin mundësi për prosperitet dhe zhvillim për veten dhe fëmijët e tyre, aty ku jetojnë, e jo të mendojnë njëri nga prindërit të qëndrojë në shtëpi ose ta dërgojë fëmijën në një komunë tjetër në kopsht, ashtu siç ishte rasti me Çuçer Sandevën.

Besoj se qytetarët i vlerësojnë këto përpjekje të Qeverisë për të mundësuar një jetë cilësore për të gjithë në mënyrë të barabartë. Gjithmonë do të ketë disa që do të ngadalësojnë për arsyet e tyre personale. Por nuk kundërshtojnë dot faktet, as rritjen e pagës minimale, as rritjen e pensioneve, as rritjen e pagës mesatare apo hapjen e kaq shumë kopshteve për fëmijë vetëm gjatë këtij viti. Qeveria nuk harroi askënd, ne mbështetëm financiarisht kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, prindër të vetëm, raste sociale, pensionistë me pensionet më të ulëta dhe kategori të tjera qytetarësh.

Me subvencionimin e energjisë elektrike qytetarët paguajnë fatura 5 herë më të ulëta se sa do të kishin paguar nëse nuk do të ishte subvencionimi i shtetit për faturat e energjisë elektrike. Për të stabilizuar çmimet e produkteve ushqimore bazë, kemi dhënë subvencione për kompanitë që prodhojnë qumësht, mish, vezë dhe produkte të tjera bazë, kemi dhënë edhe subvencione për bujqit në një shumë rekord këtë vit, si dhe kemi paguar gjithçka që ka pasur vonesë edhe nga viti 2015. Me masat kundër krizës për ekonominë kemi mundësuar ruajtjen e vendeve të punës dhe parandaluam mbylljen e kompanive dhe shembjen e bizneseve. Kriza energjetike nuk do të jetë pengesë që shkollat, kopshtet, spitalet të mos kenë ngrohje dhe energji elektrike. Fëmijët, të sëmurët, punonjësit arsimorë dhe shëndetësorë duhet të kenë kushtet e nevojshme. Qeveria bëri të mundur që institucionet arsimore dhe shëndetësore të kenë energji elektrike më të lirë me masat e fundit kundër krizës.

Qytetarët do ta vlerësojnë se kush çfarë ka bërë për ta, jo kush çfarë ka thënë, sepse prej vitesh dëgjojnë premtime të ndryshme boshe. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një jetë cilësore dhe një perspektivë evropiane për ta dhe fëmijët e tyre, ky vend ka potencial të madh.

Unë qëndroj drejt para të gjitha sfidave, Maqedonia e Veriut të bëhet ekonomikisht e fuqishme dhe shtet stabil, anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian.
Këtë ua kemi borxh qytetarëve, veçanërisht fëmijëve.

Me hapjen e kopshteve të reja për fëmijë u sigurojmë fëmijëve një fëmijëri të lumtur, por gjithashtu jemi të detyruar t’u sigurojmë atyre një të ardhme evropiane të lumtur dhe të begatë.
Uroj shumë ditë të lumtura në kopshtin e ri për fëmijë, dua që fëmijët, prindërit dhe gjithë personeli që do të punojë këtu të jenë të lumtur. Le të jetë për të mira!”

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

UT, përurohen tre Amfiteatrot me 3 emra që bënë historinë

Story i radhës

Tetovë / Sulmohet nga qentë endacakë, thyen këmbën dhe lëndon krahun

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë