Kovaçevski me Këshillin e ambasadorëve: Mbështetje për politikat në favor të qytetarëve dhe vendit

April 21, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski mbajti takim me përfaqësuesit e Këshillit të ambasadorëve: kryetarin Muhamed Halili dhe anëtarët e Bordit drejtues, ish ambasadorët – Tihomir Ilievski, Eleonora Petrova, Aziz Pollozhani dhe Aleksandra Naqeva Ruzhin.

“Në mbledhje janë përshëndetur reagimet  në kohë të Qeverisë në ballafaqimin me pasojat e luftës në Ukrainë, siç janë  rritja historike e pagës minimale, rritja e pensioneve, mirëkuptimi dhe qëndrimi parimor i Qeverisë në bisedat me SASHK-un, si dhe fokusi drejt mbajtjes së kursit evropian të vendit, përmes politikave të respektimit të vlerave evropiane dhe arritje të zgjidhjes dinjitoze të sfidave në atë rrugë”, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Kovaçevski njoftoi se Qeveria është plotësisht e kahëzuar drejt mbështetjes së standardit jetësor të qytetarëve dhe të punës së qëndrueshme të kompanive, se politika e jashtme është tërësisht e vendosur në linjën e politikave të NATO-s dhe BE-së dhe se mbesim të përkushtuar në eurointegrimet me vazhdimin e proceseve reformuese dhe  marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të cilat janë të mundshme dhe të qëndrueshme përmes  respektimit të ndërsjellë.

Në takim është konstatuar se anëtarët e Këshillit të ambasadorëve, si profesionistë me përvojë, me aktivitetet e tyre japin kontribut në zhvillimin e vendit dhe për shkak të kësaj është dakorduar vazhdimi i bashkëpunimit në nivel principiel ndërmjet Qeverisë dhe kësaj organizate joqeveritare.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër shqiptarë titullarë, Boluspori dhuron spektakël

Story i radhës

Besa Famgas fiton ndeshjen e parë me Rahovecin

Të fundit nga

ShkoLartë