Kovaçevski: Mbështetja e SHBA është e rëndësishme në të gjitha momentet kyçe për vendin tonë

min lexim

Partneriteti strategjik me SHBA-në bazohet në besimin e ndërsjellë dhe ne vazhdojmë ta zhvillojmë përmes mirëkuptimit të ndërsjellë, për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes të përbashkët dhe strategjik, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Në njoftimin me të cilin mirëpret zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar, i cili mbërriti në Shkup, Kovaçevski thekson se mbështetja e SHBA-së është e rëndësishme në të gjitha momentet kyçe për vendin tonë.

“Mbështetja e SHBA-së në të gjitha momentet kyçe për vendin tonë është e rëndësishme. Partneriteti strategjik me SHBA-në bazohet në besimin reciprok. Dhe ne vazhdojmë ta zhvillojmë atë përmes mirëkuptimit të ndërsjellë, për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes të përbashkët dhe strategjik. Nesër pres një takim produktiv”, ka shkruar Kovaçevski.

Takimi zyrtar i Kovaçevskit dhe Eskobarit është paralajmëruar për nesër, pas së cilës në mëngjes do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në Qeveri, ndërsa Eskobar do të ketë takim edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

Ardhja e Eskobarit në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Ai sot pati një takim edhe me presidentin Stevo Pendarovski, në të cilin shprehu pritjet nga Uashingtoni zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Story i mëparshëm

Lushaku-Sadriu: 9 milionë euro më shtrenjtë do t’i kushtojë qeverisë blerja e librave nga prindërit

Story i radhës

Edon Zhegrova shpërthen me gol, Lille fiton ndaj Rijekës

Të fundit nga