Në fokus të takimit Kovaçevski-Marin ishte mbështetja që merr Republika e Finlandës në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, si dhe avokimi i fuqishëm i Finlandës për zgjerimin e BE-së me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës me Kryeministren Marin theksoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë ndjeshëm sigurinë në rajonin euroatlantik, veçanërisht në rajonin e Veriut të Lartë dhe në rajonin Baltik.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Marin u pajtuan se me rëndësi urgjente për Evropën është fillimi urgjent i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së pa kushte shtesë, të cilat Finlanda i rekomandon fuqishëm si njohje e plotësimit të të gjitha kritereve nga vendi ynë për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve për anëtarësim.
Dy kryeministrat në takim ushprehën të gatshëm për të mbështetur të gjitha potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe digjitalizimit.
Pas takimit tet-a-tet delegacionet zhvilluan takim dypalësh në të cilin morën pjesë Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrja e Punëve të Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska