Kovaçevski: Maqedonia e Veriut tashmë është faktor i stabilitetit

Arritëm ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut në një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon. Qeverinë që e drejtoj zgjodhi opsionin e integrimit,  e jo të izolimit. Zgjodhëm të jemi  pjesë e gati një miliard njerëzve, të cilët jetojnë me vlera të përbashkëta demokratike dhe kujdesen për paqen botërore si pjesë e një aleance ushtarako-politike e cila  në skenën botërore është  superiore, e fortë dhe ekonomikisht organizatë dominuese. E kemi forcuar sigurinë   tonë dhe tani është koha që Maqedonia e Veriut me hapa të përshpejtuar  ta ecë edhe rrugën e integrimeve evropiane, në rrugën e forcimit të pozicioneve tona euroatlantike dhe përmbushjen e qëllimeve tona strategjike shumëvjeçare, theksoi  pasdite kryeministri Dimitar Kovaçevski  në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve.

Duke u përqendruar në takimin rajonal të liderëve të aleatëve të NATO-s, si dhe të takimeve me përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe BE-së, kryeministri Kovaçevski theksoi se mbështetja është e madhe.

Sipas tij, vitet e izolimit janë pas nesh dhe vlerësoi se kjo Qeveri po ndërton imazhin e një shteti modern, i cili ka një qëllim para vetes, ai është anëtarësimi në BE.

“Ne jemi një qeveri për të cilën komuniteti ndërkombëtar  konsideron se e ka forcuar demokracinë, e ka forcuar sundimin e së drejtës, ka bërë progres në reformat kyçe, i ka çliruar mediat nga çdo presion dhe ndikim politik dhe në fakt po ndërton një ekonomi liberale që i ngjan një vendi që duhet të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi  edhe procesin e skriningut.

“Kjo  të shihet nga procesi i skriningut. Kemi prezantime cilësore në të gjithë kapitujt, ndërsa komentet nga ana e Komisionit Evropian janë të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut ka një përqindje të mirë të përputhshmërisë në kornizën ligjore, në miratimin e ligjeve. Raporti për procesin e skriningut do të jetë udhërrëfyes me të cilin do ta forcojmë fokusin në reformën e administratës publike, mekanizmat për sundimin e së drejtës dhe mekanizmat dhe legjislacionin për luftë kundër korrupsionit”, nënvizoi Kovaçevski.

Kryeministri theksoi se Qeveria nuk ka lejuar që mosmarrëveshjet e brendshme politike t’i lënë anash reformat e nevojshme ndaj afrimit të  standardeve të BE-së apo në asnjë  mënyre ta pengojnë procesin e skriningut.

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

Story i radhës

Messi e tregon arsyen e vërtetë pse dëshironte aq shumë të fitonte Kupën e Botës

Të fundit nga