Kryeministri njëherë edhe kreu i LSDM-së Dimitar Kovacevski ka uruar 31-vjetorin e formimit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Kovaçevski thotë se subjekti politik që përfaqëson ai është motor i përparimit.
“Gëzuar 31 vjetorin e # LSDM-së! LSDM për 31 vjet është gardiani i stabilitetit dhe motori i përparimit. Unë qëndroj pas kësaj dhe jam gati të udhëheq. Rroftë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë!”, ka shkruar Kovaçevski.