Kovaçevski: LSDM është “veturë” që të çon në Uashington dhe Bruksel, nga ana tjetër kemi veturë të bërë nga stiropori që nuk do ta blinte askush

-LSDM-ja i mban premtimet, këtë e tha mes tjerash kryetari i kësaj partie, njëherë edhe kryeministri aktual, Dimitar Kovaçevski, përcjell TV21. Kovaçevski tha se LSDM është “veturë” që të çon në Uashington dhe Bruksel.

“LSDM, nëse shihni në vitet e kaluara, ne premtuam integrim të vendit në NATO, e realizuam. Krahasojeni këtë me një veturë që e shihni, është veturë që ju vozit në Uashington, ku janë deponuar nënshkrimet për anëtarësim në NATO, është veturë që siguroi nisjen e negociatave me BE-në, iu çon në Bruksel, është veturë që mundësoi mbi 600 euro pagë mesatare në shtet, që mundësoi 50 për qind rritje të pensionit minimal, të pensionit mesatar. Ulje të papunësisë nga 24 për qind, në 13 për qind dhe shtesë 2 për qind gjatë vitit të ardhshëm. Investime kapitale më të mëdha në historinë e shtetit, ne për dy vjet, 2022-2023 do të kemi 1 miliard, investime kapitale të realizuara, kjo është veturë që e realizon korridorin 8, në të cilën do të mund të vozitet, siç tani nuk mundet, deri në kufirin me Shqipërinë dhe Bullgarinë, është veturë që ia vlen ta keni, nga ana tjetër çfarë keni?, veturë e bërë nga stiropori që askush nuk do ta blinte”, tha Kovaçevski./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Malisheva në epërsi në Podujevë

Story i radhës

Shumë zanate në vend janë drejt zhdukjes

Të fundit nga