Kovaçevski: Lëvizja Besa të sillet si parti opozitare në Kuvend

Kryeministri Dimtar Kovaçevski apeloi tek deputetët e Lëvizjes Besa që të sillen si opozitë në Kuvend, dhe ta zhbllokojë punën e komisioneve kuvendore me pranimin e sistemimit të vendeve në komisionet në pajtim me shumicën qeveritare.

“Apeloj tek Kuvendi dhe tek partitë politike në Kuvend se në pajtim me sistemimet e vendeve në komisione dhe në pajtim me shumicën qeveritare e cila është rritur në kuadër të kësaj Qeverie dhe e cila mbështetet nga 64 deputetë, duke e pasur parasysh atë që njëra nga partitë e cila ishte pjesë e qeverisë deri në zgjedhjen e kësaj Qeverie vendosi të shkojë në opozitë, duhet ajo parti të sillet ashtu. Ju nuk mund supozoni se të enjten jenë pushtet, ndërsa të enjten në mbrëmje të kuptoni se ju nuk jeni pushtet, ndërsa të premten të thoni në mëngjes, dëgjoni ne gabuam nuk menduam ashtu, tani nuk duam të jemi pushtet, por duam të jemi opozitë. Ky është mesazhi tek ta se duhet të sillen në pajtim me standardet e demokracisë parlamentare dhe ta organizojnë punën e Kuvendit në pajtim me procedurat dhe në pajtim me sistemimin e vendeve jo vetëm në këtë komision, por edhe në të gjitha komisionet”, tha kryeministri Kovaçevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia, shteti i korruptuar që admirojnë analistët shqiptarë të medias

Story i radhës

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, pranga 47-vjeçarit shkodran

Të fundit nga