Kovaçevski larg politikës së madhe: Thotë se specat e vendit e bëjnë ajvarin më të mirë!

min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka zgjedhur sot të qëndrojë larg zhvilimeve të mëdha politike. Ai ka vizituar tregun në Gjorçe Petrov, ku i ka falënderuar tregtarët dhe fermerët që janë çdo ditë këtu për të ofruar fruta dhe perime të freskëta.

“Mollët tona janë më aromatiket, specat tanë bëjnë ajvarin më të mirë, ushqimi i bukur dhe i shijshëm është thesari ynë. Atdheu ynë ka diell, ujë, tokë pjellore, i ka të gjitha burimet e nevojshme, prandaj këtë vit po i kushtojmë një fokus të madh rritjes së prodhimit vendas ushqimor”, tha Kovaçevski, duke u premtuar  mbështetje të plotë fermerëve të siguruar ushqim të mjaftueshëm për të gjithë vendin në kohën e krizës së madhe. “Prandaj kemi prezantuar një model të ri të subvencioneve, ofrojmë investime kapitale, shërbime këshilluese për qasje në fondet evropiane, por edhe mbështetje për investime në burime njerëzore”, deklaroi kreu i Qeverisë.

Përveç me tregtarët Kovaçevski bashkëbisedoi edhe me qytetarët dhe me pensionistët. Tha se nga ata mund të mësohet shumë.

“Në kohë krize, është detyra jonë të sigurojmë një pleqëri të denjë për pensionistët. Për këtë arsye ne i kemi rritur pensionet dhe jemi siguruar që ato të vazhdojnë të rriten”, deklaroi kreu i Qeverisë.  /SHENJA/

Story i mëparshëm

Skriningu me BE, zëvendës kryenegociatorja Abdiu-Halili: Hapja e kapitujve pas ndryshimeve Kushtetuese

Story i radhës

Fëmija 5 vjeç vdes brenda shtëpisë, policia ngre dyshimet

Të fundit nga