Kovaçevski – Kurti: Çdo takim është nxitje për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së tij të punës dhe pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi, realizoi takim me homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, të dy kryeministrat i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si jashtëzakonisht të mira dhe diskutuan për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në takim u vlerësua se seanca e përbashkët e qeverive të dy vendeve e planifikuar për në qershor të këtij viti është një shtysë shtesë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Kovaçevski dhe Kurti theksuan se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të krijojnë politika koherente dhe konsistente që do të rrisin konkurrencën e rajonit, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të krijohet një standard më i lartë i jetesës për të gjithë qytetarët.

Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë, ndërsa intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të ndajë përvojat në të gjitha fushat në të cilat Republika e Kosovës do të shprehë interesin për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Story i mëparshëm

Tjetër mizori ruse, zbulohet varri masiv në Ukrainë me 132 civilë

Story i radhës

Besimi në Forumin Delfi në Greqi: Janë ndarë rreth 615 milionë euro për amortizimin e goditjes së çmimeve

Të fundit nga