kovacevski kurti cdo takim eshte nxitje per avancimin e metejme te bashkepunimit dypalesh 625076f648bf8

Kovaçevski – Kurti: Çdo takim është nxitje për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh

April 8, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në kuadër të vizitës së tij të punës dhe pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi, realizoi takim me homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, të dy kryeministrat i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si jashtëzakonisht të mira dhe diskutuan për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në takim u vlerësua se seanca e përbashkët e qeverive të dy vendeve e planifikuar për në qershor të këtij viti është një shtysë shtesë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Kovaçevski dhe Kurti theksuan se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të krijojnë politika koherente dhe konsistente që do të rrisin konkurrencën e rajonit, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të krijohet një standard më i lartë i jetesës për të gjithë qytetarët.

Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë, ndërsa intensifikimi i bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të ndajë përvojat në të gjitha fushat në të cilat Republika e Kosovës do të shprehë interesin për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

MARKETING

RENT A CAR

tjeter mizori ruse zbulohet varri masiv ne ukraine me 132 civile 6250706447b8d
Story i mëparshëm

Tjetër mizori ruse, zbulohet varri masiv në Ukrainë me 132 civilë

besimi ne forumin delfi ne greqi jane ndare rreth 615 milione euro per amortizimin e goditjes se cmimeve 62507737b01c2
Story i radhës

Besimi në Forumin Delfi në Greqi: Janë ndarë rreth 615 milionë euro për amortizimin e goditjes së çmimeve

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë