Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka komentuar sot kremtimin e Fatmir Deharit me rastin e qeverisjes së tij 10-vjeçare me Kërçovën, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se i dënon deklarata e Deharit në lidhje vetëm me një etni, ndërsa theksoi se ai është zgjedhur kryetar me votat e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
“Çdo hap që i prish principet e funksionimit të shtetit unë e dënoj. Gjithashtu vlerësoj se ajo që ka ndodhur në Kërçovë sipas meje është e papërshtatshme sepse kryetari i komunës, Dehari është kryetar i nderuar që disa herë është zgjedhur për kryetar dhe që e kanë zgjedhur jo vetëm qytetarët e një etnie, por qytetarët e të gjitha etnive dhe ai është kryetar i komunës i të gjithë bashkësive etnike që jetojnë në komunën e Kërçovës”, tha Kovaçevski.
Ndryshe, në fjalimin e tij Dehari tha: “Uroj që Kërçova shqiptare të mbetet shekullore”.
Burimi: TV21