Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme në Forumin e Prespës për Dialog” nuk u përgjigj sakëtsisht nëse Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtete tjera në nismën “Open Balkan”. Kovaçevski tha se ftesa për kosovën është e hapur, ndërkaq theksoi se Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme, pa ndikim në vendet e rajonit.
“Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet mes dialogut të përbashkët mes dy shteteve. Ne si shtet këtë do ta respektojmë dhe atë zgjidhje dhe qëndrim që do ta arrijnë Kosova dhe Serbia duhet të kënaq të dy palët, por zgjidhja nuk duhet të ketë ndikim mbi shtetet përreth, siç është vendi jonë”, tha Kovaçevski.