Kryeministri Dimitar Kovaçevski pajtohet me ambasadoren amerikane në vend, Anxhela Ageler, se edhe pse lëvizim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, korrupsioni e frenon përparimin e Maqedonisë së Veriut.
“I inkurajoj të gjithë ata që janë përballur me praktika të caktuara kriminale dhe korruptive që menjëherë t’i denoncojnë në të gjitha institucionet kompetente që janë për këtë dhe për këtë të vendosin organet gjyqësore dhe prokuroria në përputhje me ligjin brenda kompetencave të tyre”, deklaroi Kryemisnitri Dimitar Kovaçevski.
Ai, njëherit theksoi se në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, kompetencat janë të ndara, dhe se Qeveria duhet në kuadër të kompetencave të veta të mundësojë funksionim të pavarur të gjyqësisë dhe Prokurorisë në shtet.
Ambasadorja amerikane Anxhella Ageler thotë se edhe pse vendi është në rrugë drejt Bashkimit Evropian, korrupsioni edhe më tej është pengesë e madhe në rrugën e progresit, ngadalëson rritjen ekonomike, por edhe nxit të rinjtë e talentuar që të kërkojn ëmundësi jashtë vendit.
“Lufta kundër korrupsionit është vendimtare, siç e dini të gjithë. Sepse korrupsioni, në çdo formë është kancer që e kthen vendin pas nga suksesi ekonomik, social, arsimor dhe strukturor. Ne e dimë se ju mund të keni sukses në këtë luftë”, deklaroi ambasadorja amerikane Angela Ageler.