kovacevski jemi vend i vogel siguria jone garantohet nga nato 62569f36a16e2

Kovaçevski: Jemi vend i vogël, siguria jonë garantohet nga NATO!

April 13, 2022
1 minut lexim
13042022 PVRSM Intervju 1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për gazetën ditore austriake “Di Prese”, theksoi se gjatë agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, anëtarësimi në NATO ka rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për ekonominë e saj.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, dëshmon se anëtarësimi në NATO, aleanca më e madhe e mbrojtjes në botë, është e një rëndësie të madhe për çdo anëtar. Ne jemi një vend i vogël. Siguria jonë garantohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, gjë që ka shumë pasoja pozitive për shoqërinë tonë, si dhe për ekonominë tonë. Sepse investitorët e huaj, veçanërisht ata në sektorin e infrastrukturës, e dinë se janë në një vend të sigurt, të mbrojtur nga NATO”, tha Kryeministri Kovaçevski në një intervistë për “Di Presse”.

Kovaçevski iu referua edhe gazetës austriake për interesin e vazhdueshëm gjeostrategjik të Rusisë në Ballkan.

“Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë në interes të Rusisë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë edhe disa parti politike, ka qenë gjithmonë i pranishëm. Rusia ka interes për konfliktet e ngrira në Ballkan, të cilat i pengojnë vendet të ndjekin rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik”, tha Kovaçevski për median austriake.

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fotot e trupave ruse ne mariupol 62569e4739ff4
Story i mëparshëm

Fotot e trupave ruse në Mariupol

nderprerja e furnizimit me gaz rus mund ti kushtoje gjermanise 220 miliarde euro 6256a36c25ebb
Story i radhës

Ndërprerja e furnizimit me gaz rus mund t’i kushtojë Gjermanisë 220 miliardë euro

Të fundit nga

ShkoLartë