Kovaçevski: Jemi një hap larg që rroga mesatare të jetë 30 mijë denarë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se Qeveria e RMV-së është një hap nga përmbushja e plotësimit të një premtimi të rëndësishëm parazgjedhor – paga mesatare prej 30.000 denarë.

Sipas tij, masat për rritje të pagave dhe politikat e mira ekonomike, mundësuan edhe në kushte të pandemisë dyvjeçare pagat vazhdimisht të rriten.

“Mbesim të përkushtuar në rritjen e të ardhura dhe mbështetje për të gjithë qytetarët. Përveç pagave rriten edhe pensionet, ndërsa sigurojmë edhe mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve në kushte të krizës. Mbi 400 milion euro janë siguruar për masa të cilat vlejnë më shumë të ardhura dhe tejkalim më i lehtë i sfidave ekonomike me të cilat përballemi”, shënoi Kovaçevski në Fejsbuk.

Story i mëparshëm

Megjithë goditjen e opozitës në Rusi, shfaqen shenja kundërshtimi

Story i radhës

Chiellini tregon zhgënjimin

Të fundit nga