Kovaçevski: Integrimi në BE është kompleks nga çështje për të cilat nevojiten vendime me konsenzus të gjerë politik

November 5, 2022
min lexim

Takimin e liderëve e thirra me qëllim që së bashku me të gjithë partitë e tjera të cilat janë të përfaqësuara në Parlament të bisedojmë për ardhmërinë evropiane të shtetit dhe për të gjithë vendimet të cilat duhet t’i sjellim në një konsenzus të gjerë, shoqëror dhe politik. Jam i bindur se do të japin mbështetje në sjelljen e vendimeve të shpejta dhe cilësore në Kuvend, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.

“Pjesë e bisedimeve, normalisht se do të jetë procesi i skriningut i cili po zhvillohet pas konferencës së parë ndërqeveritare ndërqeveritare midis shtetit tonë dhe BE-së, skriningu shpjegues dhe përgatitjet për skriningun bilateral, pastaj të gjithë ato aspekte kyçe të cilët u dedikohen integrimit të shtetit në BE, ndërsa kjo është, para së gjithash, qeverisja e të drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe krimit, aspekte ekonomike të bashkëpunimit tonë me BE-në, për shkak se të mos harrojmë integrimi në BE nuk është vetëm çështje e integrimit, nuk është vetëm çështje politike, por tanimë po bëhet edhe çështje ekonomike dhe të gjithë qytetarët mund të shohin se në ballafaqimin me krizën ekonomike shteti ynë nuk është lënë i vetëm, por sipas asaj që e tha kryetarja e KE-së, por edhe ajo që e sjell si mesazh nga Brlini, tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor, shteti ynë janë një pjesë e aktiviteteve të BE-së”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë pret nga takimi  i liderëve të cilin e thirri për të hënën.

Ai potencoi se tanimë në janar do të marrim transhenë e parë prej 80 milionë euro për ballafaqim me krizën, por edhe një shumë të madhe të mjeteve financiare, para së gjithash, investues, me qëllim të tranzicionit energjetik të shtetit.

Ndryshe, Parlamenti do të duhet të mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh të thirrur për të hënën në Kuvend.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javëve të ardhshme do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekuestrohen 32 ton kanabis në Spanjë, dhjetëra të arrestuar, droga kishte si destinacion…

Story i radhës

Messi frikëson Argjentinën

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë