Kovaçevski: Infrastruktura bashkëkohore është e rëndësishme edhe për tërheqjen e investitorëve të rinj

February 21, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, sot bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, inspektuan aktivitetet e punës në aksin rrugor Krupishte – Koçan nga autostrada e shpejtë Shtip – Koçan.

Gjatë vizitës në terren, ku aktivitetet ndërtimore zhvillohen me një ritëm të intensifikuar, u shpreh kënaqësia dhe siguria për progresin e përgjithshëm prej 75% të aksit rrugor në gjatësi prej 14 km dhe u theksua se në kohën e pandemisë Kovid-19 intensivisht punohej në ndërtimin dhe rikonstruksionin e akseve kryesore rrugore në vend, ndërsa këtë vit ruhet edhe një tempo dhe dinamikë e fortë.

“Ndërtimi i infrastrukturës bashkëkohore rrugore në vend është një nga prioritetet e kësaj Qeverie dhe ne edhe më tej mbetemi tërësisht të përkushtuar dhe të angazhuar maksimalisht në këtë plan. Siç ka ndodhur vitet e kaluara, kur edhe në kohë të pandemisë punohej intensivisht në ndërtimin dhe rikonstruksionin e akseve kryesore rrugore në vend edhe këtë vit ruajmë atë tempo dhe dinamikë të fortë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se infrastruktura bashkëkohore rrugore është e rëndësishme edhe për tërheqjen e investitorëve të rinj, për rritjen e vendeve të punës, por edhe komunikimin më të mirë mes qytetarëve.

Ndërtimi i rrugëve, shtoi kryeministri, është prioritet strategjik për të cilin ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për shkak të zhvillimit të shpejtë ekonomik të këtij rajoni dhe tërë vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas Kumanovës dhe Shkupit, grupi Lev Tahor përfundon në Ohër

Story i radhës

Ylli i Youtube-it ndërron jetë në moshën 31-vjeçare

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë