Kovaçevski i ndau mirënjohje ekipit që e kreu transplantimin e parë të veshkës

March 2, 2023
min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me ekipin që e kreu transplantin e parë të mëlçisë në nëntor të vitit 2022.

Për këtë arritje historike në shëndetësinë e vendit, kumtuan sot nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri ndau mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces të komplikuar. Në këtë manifestim solemn ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Në fillim të manifestimit, Kovaçevski shprehu mirënjohje të pamasë për familjet që në momentet më të vështira të jetës së tyre vendosin të dhurojnë organet e të afërmve të tyre të ndjerë.

“Fisnik janë ata njerëz, familje, kur në momentet e dhimbjeve dhe vuajtjeve më të rënda, me vendimin e tyre ia kthejnë të vetmen shpresë një familjeje, një personi tjetër, një pacienti. Në një periudhë trevjeçare, duke filluar nga viti 2020 deri në janar të këtij viti, 18 familje u pajtuan që nga të afërmit e tyre të dhurohen dhe transplantohen organe dhe u dhanë jetë dhjetëra pacientëve. Ju faleminderit!”, tha kryeministri.

Kovaçevski përgëzoi ekipin e mjekëve dhe stafin mjekësor për transplantin e suksesshëm të zemrës, me të cilin Klinika për Kirurgji Digjestive dhe klinikat dhe institutet tjera të përfshira në transplantim dhanë një kontribut të madh në sistemin tonë shëndetësor.

“Gjatë tre viteve të fundit, si vend, si sistem shëndetësor kemi treguar se mund t’u afrohemi sistemeve botërore dhe evropiane të transplantimit. Në një periudhë prej tre vitesh në vend janë dhuruar 61 organe – janë transplantuar 8 zemra, 32 veshka, 19 pacientëve iu transplantuan inde kockore dhe dy mëlçi. Të nderuar mjekë, anesteziologë, kirurgë, neurologë, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurgë, urologë, ortopedë, transfuziologë, teknikë mjekësorë, mjekë, e gjithë kjo nuk do të realizohej pa dijeninë, përvojën dhe ekspertizën tuaj”, theksoi kryeministri, ceket në kumtesë.

Drejtori i Klinikës për Kirurgji Digjestive dhe koordinator për transplant në këtë Klinikë, prof. dr. Zoran Karaxhov theksoi se me realizimin e këtij projekti, vendi ynë u bë pjesë e grupit të vendeve ku kryhet kjo procedurë, e cila është ndër më të sofistikuara në fushën e transplantologjisë.

“Ne këtë projekt e realizuam vetë, pa ndihmë nga jashtë. Ne kemi treguar se mundemi, dimë. Me një entuziazëm të madh, përpjekje të madhe dhe sakrifica të të gjithë atyre që u përfshinë në këtë proces. Rezultati është se në një periudhë të shkurtër në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive janë kryer 2 transplante të suksesshme të mëlçisë tek të rriturit”, tha dr. Karaxhov.

Mirënjohje për përpjekjet dhe mbështetjen e Qeverisë shprehu edhe prof.dr. Svetozar Antoviq nga Klinika e Kirurgjisë Digjestive.

“Mirënjohja e sotme nga Kryeministri është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, na jep shpresë që edhe Qeveria edhe Kryeministri e kuptojnë saktësisht se sa sukses të madh kemi arritur dhe se do të jenë në dispozicion për të ndërtuar një sistem që kemi vërtet nevojë. Jam shumë i lumtur për këtë mirënjohje jo vetëm nga aspekti personal por edhe nga ana profesionale dhe besoj se kështu e perceptojnë të gjithë në këtë ekip”, tha Dr.Antoviq.

Në takim mori pjesë edhe Dragan Beleski, pacienti të cilit i është transportuar mëlçia.

“Dua të shpreh një falënderim të madh për njerëzit të cilëve ua detyroj jetën time. Falë vendimit të tyre unë jam këtu me ju sot. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa i madh është gëzimi i një të sëmuri kur i jepet mundësia për të jetuar dhe kur këtë e bën dikush që as nuk e njeh. Dua të falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor që janë kujdesur për mua gjatë këtyre viteve, pasi kam qenë pacienti i tyre afatgjatë, dhe një falënderim të veçantë për mjekët dhe gjithë ekipin që më transplantuan mëlçinë. Faleminderit që më dhuruat jetë”, theksoi Beleski, q[ndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Felix: Ja pse pranova kalimin tek Atletico

Story i radhës

Tensione në Moldavi: Kuvendi e bën gjuhën rumune zyrtare dhe pastaj sulmohet foltorja

Të fundit nga

ShkoLartë