Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski thotë se janë të gatshëm për bisedime me Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës, por të njëjtat të mos kushtëzohen me grevë.
“Jemi të hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritje të pagave, i cili nuk do të kushtëzohet dhe shkaktohet nga grevat dhe pakënaqësitë. Në atë drejtim e inkurajoj sindikatën, që të vazhdoj dialogun dhe të ndërmerr përgjegjësin për zgjidhje të përhershme për rritje të pagave përmes modelit të konfirmuar për rritje të pagave”, ka thënë kryeministri Kovaçevski, përcjell SHENJA.